Prishtina gati për “restart”, mosha moshatare e ekipit për t’u marrë shembull

schedule19:14 - 11 Shkurt, 2020

schedule 19:14 - 11 Shkurt, 2020

Skuadra e Prishtinës në IPKO Superliga prej vitesh synon titullin kampion dhe ka provuar të sjellë në kryeqytet edhe emra cilësor për të arritur te trofeu. Megjithatë, blutë kanë dështuar vitet e fundit dhe strategjia e tyre ka ndryshuar.

Prioritet të rinjve dhe projekt ambicioz për të ardhmen. Trajneri Armend Dallku është ndër strategët më të rinj në futbollin shqiptar dhe strategjia e tij është e qartë: Grup solid dhe me lojtarë të rinj.

Për rifillimin e sezonit, Prishtina do të ketë në grup vetëm 21 futbollistë, me moshë mesatare 25.5 vjeç. Ardhja e Otto John në janar është një përforcim i rëndësishëm dhe pritet që kryeqytetasit të bëjnë një gjysmë të dytë të sezonit më të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!