KOSOVË- Atmosfera në Kosovë gjate ndeshjes Serbi Shqipëri ishte elektrizuese.
Me dyfishin e emocioneve e ndoqën qytetarët e Prishtinës këtë ndeshje që çoi peshë zemrat e tyre dhe beri edhe njëherë bashkë të dyja anët e kufirit.
Mundja e Serbisë në zemër të Leskovacit ishte si një ilaç për zemrat e shqiptarëve në Kosovë, të cilët ende kane plagë të hapura nga lufta.
Po kjo pjesë e së shkuarës, nuk mungoi. Në duart e tifozëve nuk munguan flamujt kuq e zi dhe ato me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Stresin e kalimit nga një palë zgjedhje tek të tjerat vendi i harroi për disa orë me spektaklin që dhuruan lojtarët e Kombëtares në fushën e Serbisë.
Zemrat mal edhe njëherë për një Shqipëri të madhe. Kësaj here përmes sportit që kaloi edhe fuqitë e politikës./abcnews.al

