Prishen kabinat e 12 familjeve në Golem, banorët: Do të ndërtohen hotele

schedule16:08 - 12 Prill, 2022

schedule 16:08 - 12 Prill, 2022

U dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, sot 12 shtëpi në plazhin e Golemit u shembën nga IKMT.

Aksioni është kundërshtua nga banorët. Ata thonë se nuk askush më parë nuk i ka informuar se banesat e tyre janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe duhet të shemben.

“Kemi 30 vjet që jetojmë aty, bëhemi 12 familje. nuk na kanë dhënë urdhrin kur ka rënë tërmeti po na e thonë tani. ku do shkojmë me 120 mijë lekë. Banesa ime është DS4. Nuk jam në dijeni”.

Sipas banorëve, prishja e shtëpive të tyre bëhet për ti hapur rrugë ndërtimit të hoteleve.

“Mund të ndërtojnë vete, hotel pallat, por të kemi 30 vjet këtu dhe të na thonë për 3 vjet ikni.  të më lenë 30 vjet e të heqin prej lekcash. të vijnë të na thonë që do t’iu heq për këtë arsye.”

Por, drejtori i Shërbimeve në bashkinë e Kavajës thotë se vendimi për shembjen e tyre ka ardhur nga Instituti i Ndërtimit, pasi janë klasifikuar në kategorinë DS4 dhe konsiderohen të pabanueshme.

Bëhet fjalë për 12 familje që prej 30 vitesh jetonin në këto kabina. /abcnews.al