Në Tiranë vijon shembja e objekteve në gjurmën e Unazës se Madhe. Ndërkohë kryetari i bashkisë Erion Veliaj thotë se paralelisht po kompletohen banesat sociale ku do të sistemohen familjet.
Dy ndërtesa të tjera në gjurmën e Unazës së Madhe të Tiranës janë shembur nga fadromat e Inspektoritatit për Mbrotjen e Territorit mëngjesin e të martës.
Zyra e shtypit e bashkisë e cila ka shpërndarë dhe filmimet për mediat, sqaron se banesat ndodhen në aksin kryesor të segmentit rrugor, në afërsi të sheshit “Shqiponja”.
Banorët janë zhvendosur në banesat sociale në Shkozë, ndërsa kryetari i Bashkisë Erion Veliaj thotë se puna për ndërtimin e Unazës nuk do të ndalet. Paralelisht sipas tij po plotësohen edhe nëvojat e familjeve.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Sot falë këtij donacioni ne kemi elektroshtëpiake për 50 familje, kryesisht në banesat sociale ku kanë arritur të akomodohen familjarët nga zona e Astirit, për të marrë ata një jetë më të mirë, për një shtëpi më të mirë. Për tu larguar nga strehat e ndërtuara mbi kanalet e ujërave të zeza ap në gjurmë të rrugës. Për ta është një fillim i ri dhe për qytetin ëshë një fillim i ri. E mira është që edhe rruga të bëhet edhe nevojat sociale të përmbushen.”
Puna për shembjen e ndërtimeve që preken nga projekti nisi mbrëmjen e të hënës. Sipas kryetarit të bashkisë, familjet që banesat i kanë me leje do të shpronësohen sipas parashikimeve ligjore, ndërsa për ata që s’kanë dokumente pronësie do të ofrohet mbështetje sociale si bonus qiraje e banesa sociale./abcnews.al