Tre janë prioritet e Juri Kim, nëse emërohet ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Fjalimin e saj përpara Komisionit për Politikën e Jashtme në Senatin Amerikan, e nisi duke i kujtuar qeverisë premtimin ende të pambajtur që si vend aleat është zotuar në samitin e Nato-s në Ëells për të shpenzuar 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen deri në vitin 2024. Aktualisht vendi ynë kontribuon me 1,26 përqind.
“Së pari, unë do ta inkurajoja Shqipërinë të ruajë kursin e saj të qëndrueshëm për të arritur premtimin e investimit në mbrojtje prej dy përqind deri në vitin 2024, në mënyrë që Shqipëria të jetë një Aleat më i fortë dhe më i aftë”.
Kandidatja për ambasadore të SHBA në Shqipëri premton se do të vazhdojë të promovojë zhvillimin demokratik të Shqipërisë.
“Në afatin e menjëhershëm, unë do të shtyja liderët e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin politik aktual në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE dhe pozicionet më të mira që Shqipëria të ketë sukses gjatë mandatit të saj si Kryesuese e Zyrës së OSBE-së në vitin 2020”.
Me prioritet ambasadorja e nominuar sheh përforcimin dhe mbështetjen e diplomacisë amerikane dhe asaj të huaj për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të inkurajojnë Shqipërinë që të zbatojë plotësisht reformat në drejtësi, të vazhdojë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të krijojë një strukturë speciale të pavarur kundër korrupsionit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Unë gjithashtu do të dyfishoja angazhimin dhe ndihmën teknike amerikane në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar”.
Kjo deklaratë mori vëmendjen e anëtarëve të komisionit për politikën e jashtme në senatin amerikan të cilët kërkuan kërkuan sqarime mbi krimin e organizuar.
“Shqipëria ka një reputacion si qendër e krimit të organizuar që trafikon njerëz, kryesisht gra, si dhe narkotikë përtej kufijve. Ky është një problem serioz”.
Në këtë seancë pyetje përgjigje, amabasadores së nominuar iu dha mundësia të shprehë edhe qëndrimin e saj për rolin që duhet të luajnë ShBA në arritjen e dialogut Kosovë Serbi të cilën Juri Kim e konsideroi si një cështje potencialisht eksplozive.
“Së dyti do të nënvizoja, se duke iu kthyer thirrjeve etnike, si e kundërta e vlerave dhe e respektimit të kufijve ekzistues, nuk ndihmon.
Së treti senator, ju e dini se ne nuk kemi një por du të dërguar të posacëm që po merren me këtë ceshtje. Nuk ka dyshim se administrata po bën cfarë mundet për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj cështjeje”.
E pashqetësuar shprehet Ambasadorja Kim për ndikim rus në Shqipëri pasi sipas saj narrative ruse nuk ngjit në Shqipëri dhe miq të tillë ajo propozon që ti mbajnë afër.
Të tretin në listën e prioriteve Ambasadorja Juri Kim vendosi promovimin e eksporteve dhe investimeve të SHBA në Shqipëri në mënyrë që të sigurojë mundësi punësimi për qytetarët e të dyja vendeve.E lindur në Korenë e Jugut Juri Kim ka 20 vjet eksperiencë në diplomacinë e Shteve të Bashkuara të Amerikës./abcnews.al