“Prioritet negociatat me BE-në,” Rama zëvendëson Zef Mazin me Majlinda Dhukën

schedule08:23 - 25 Korrik, 2022

schedule 08:23 - 25 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së hënës ndryshime në kabinetin qeveritar, “tashmë që prioritet për vendin janë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.” Siç bëhet e ditur Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zëvendëskryeministër, në vend të tij është emëruar Belinda Balluku e cila është edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu, një tjetër i larguar është diplomati Zef Mazi, i cili do të pasohet nga Majlinda Dhuka që do të jetë kryenegociatore dhe Ministre e Shtetit pranë Kryeministrit.

EDI RAMA NË TWITTER

Sa i përket Ballukut, Rama thotë se ka ardhur koha që roli i zëvendëskryeministrit të fokusohet te “infrastruktura “si sfidë e pandërprerë kombëtare dhe te marrëdhënia intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare.”

Rama ka falënderuar edhe Ahmetajn për Rindërtimin, që kreu i qeverisë e cilëson një sukses spektakolar si dhe Zef Mazin për kontributin në çeljen e negociatave. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!