Nuk janë të pakta rastet kur në mediat rozë përflitet se personazhe të njohur do të bëhen prindër. Rasti më i fundit është Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli, e cila është komentuar për shkak të një foto që ka postuar me një nga shoqe.
Ajo kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe një këmishë të gjerë që të bëri fansat të aludojnë për një shtatzëni të mundshme.
Mirëpo, Egli e ka sqaruar duke publikuar një mesazh, që i ka ardhur në “inbox”, në të cilin shkruhej: “Dukesh më e bukur se asnjëherë. Më duket se të paska dhënë një nur shumë të bukur shtatzënia, të shkëlqejnë sytë. S’ka gjë më të bukur dhe më të shtrenjtë. Urime yll! Mbarë e mirë çdo gjë!”.
Krahas mesazhit, ajo shkroi: “Po mekem, po vdes”, shoqëruar me emoji duke qeshur me lot. Në këtë mnëyrë, bukuroshja nënkuptoi se nuk është shtatzënë dhe me Olsin nuk do të bëhen prindër./abcnews.al