Princi William zbulon dhuratën më të çuditshme që i ka bërë bashkëshortes së tij

schedule15:30 - 30 Korrik, 2020

schedule 15:30 - 30 Korrik, 2020

Kate Middleton dhe Princi William po bëjnë së bashku plot 17 vite, përfshirë këtu 8 vite fejesë dhe 9 martesë.

Si çdo çift, edhe ata kanë shkëmbyer më mijëra dhurata me njëri-tjetrin.

I ftuar në pocast e Peter Crouch, Prince William ka zbuluar edhe dhuratën me të çuditshme që i ka bërë bashkëshortes së tij Kate.

Ai u shpreh se para tre vitesh ai i dhuroi Kate një palë dylbi, për arsye që ende sot nuk di t’i shpjegojë.

“Para tre vitesh, i dhurova gruas time një palë dylbi, dhe ajo ende sot ma përmend. Kur i nxorra nga paketimi mundohesha të bindja veten që janë të lezetshme. ‘Shiko’, i thoja Kate me to mund të shohësh shumë larg”, tregoi me humor William duke shkaktuar të qeshura./abcnews.al