Pas intervistës së Meghan Markle dhe Princ Harryt për Oprah Winfrey, ku u bënë deklarata të bujshme, ka reaguar Duka i Kembrixhit. Ai u shpreh se familja mbretërore nuk është raciste.
Gjatë një vizite në Londrën lindor, Princi Willim tha se ai akoma nuk kishte folur me të vëllain, por që do të fliste.
Në intervistën televizive, Meghan i tha Oprah Winfrey se Princi Harry ishte pyetur nga një anëtar i familjes “sa e errët” mund të ishte lëkura e djalit të tyre Archie.
Princi Harry më vonë i sqaroi Oprah-ut se komentet nuk ishin bërë nga Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut./e.b-abcnews.al