Princi britanik William do të takohet me Presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në hapjen ceremoniale të katedrales së rinovuar Notre Dame këtë mbrëmje në Paris, konfirmoi zyra e tij.
Princi William do të udhëtojë në Paris gjatë ditës me kërkesë të qeverisë franceze për të shënuar rihapjen e katedrales pas restaurimit, pas një zjarri shkatërrues në vitin 2019, shkruan The Guardian.
Në Paris ai do të takohet edhe me zonjën e parë të Amerikës në largim, Jill Biden dhe në këtë event do të marrin pjesë shumë liderë botërorë me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.
Përveç Donald Trump dhe Jill Biden, gruaja e presidentit amerikan në largim Joe Biden, të ftuar janë presidenti italian Sergio Mattarella, presidentja greke Katerina Sakellaropoulou, si dhe pesëdhjetë krerë të tjerë shtetesh, duke përfshirë presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, çifti mbretëror Philip dhe Matilda dhe shumë të tjerë.
Presidenti Macron ka planifikuar të mbajë një fjalim të shkurtër para katedrales, pas së cilës Kryepeshkopi i Parisit do të kryejë ceremoninë e parë dhe do të hapë dyert e ndërtesës, pasuar nga një liturgji me bekim.
Ceremonia do të mbyllet me një koncert, pak pas orës 21:00.
Notre-Dame mori flakë në vitin 2019, kur shpërtheu nën çatinë e ndërtesës dhe zjarri u shua 15 orë më vonë.
Struktura e çatisë me kambanoren është djegur nga zjarri, ndërsa pjesa e brendshme e katedrales, muret e sipërme dhe dritaret janë dëmtuar rëndë.
Për rindërtimin e katedrales, i cili kushtoi rreth 860 milionë euro, vlerësohet se kanë punuar rreth 2000 njerëz.
Rreth 14 milionë njerëz vizitojnë Katedralen Notre-Dame çdo vit./abcnews.al