Princi William dhe Kate Middleton: Nuk është e drejtë ta urojmë Krishtlindjen këtë vit

schedule18:01 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 18:01 - 25 Dhjetor, 2020

Princi William dhe Kate Middleton kanë thënë “se nuk është e drejtë” ta urojnë Krishtlindjen këtë vit.

Ata po shpresojnë për një 2021 më të mirë përpara se të dërgojnë dashurinë e tyre tek ata persona që do ta kalojnë vetëm këtë ditë.

Në Twitterin zyrtar të Pallatit Mbretëror, Duka dhe Dukesha kanë shkruar: “Të urojmë gëzuar Krishtlindjen këtë vit nuk është e drejtë, kështu që jemi duke shpresuar për një 2021 më të mirë . Këtë Krishtlindje mendimet tona janë me ata që po e kalojnë ditën vetëm, me ata që po vajtojnë për humbjen e një personi të dashur dhe për të gjithë ju që po shpenzoni energjinë tuaj  për të na rikthyer sërish jetën tonë.”

Postimi erdhi një javë pasi kryeministri i Britanisë lajmëroi se data 25 nuk do të ishte ashtu siç u planifikua, duke bërë që Duka dhe Dukesha të anulonin planet e tyre ashtu si gjithë familjet e tjera të vendit.

Në këtë mënyrë sot familja mbretërore është duke festuar vetëm, pavarësisht planeve të bëra. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!