Sot, më 21 prill, mbretëresha Elizabeth feston ditëlindjen e saj të 96-të dhe është publikuar një foto e re e mrekullueshme e monarkes. Në të, Mbretëresha Elizabeth duket se po mban frenat e dy prej ponive të saj të preferuar dhe po shijon rrezet e diellit pranverore. Fotoja është bërë një muaj më parë në kopshtet e Kullës Windsor.
Ndërkohë, Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton i kanë uruar ditëlindjen mbretëreshës përmes llogarisë së tyre zyrtare në Instagram. “I urojmë sot madhërisë ditëlindjen e 96-të. Mbretëresha është një frymëzim për Mbretërinë e Bashkuar, Komonuelthin dhe botën, dhe është e veçantë të festosh këtë Jubile Platinum.”
Urimet e çiftit mbretëror janë shoqëruar me dy foto. Në të parën, Princi William, Kate Middleton dhe Mbretëresha Elizabeth pozojnë në një kopsht, ndërsa në foton e dytë shohim Princin e ndjerë Philip, pranë mbretëreshës dhe mes stërnipërve të tyre./abcnews.al
View this post on Instagram