Princi William dhe Kate Middleton kanë për qëllim të krijojnë një profil të lartë në SHBA pasi popullariteti i tyre ka rënë kohët e fundit. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ka të ngjarë të bëjnë një vizitë vitin e ardhshëm në SHBA.
Një burim është shprehur se “ata janë të vetëdijshëm se popullariteti i tyre ka rënë pas intervistës së Oprah dhe se fokusi i tyre tani është në rifitimin e asaj mbështetjeje.” Gjatë intervistës “bombë” në Mars, Meghan Markle dhe Princ Harry lëshuan deklarata tronditëse ndaj Familjes Mbretërore duke e akuzuar për racizëm.
Vizita e fundit zyrtare e Dukës dhe Dukeshës në SHBA ishte në New York në Dhjetor 2014 kur Kate ishte shtatzënë me Princeshën Charlotte. Ata vizituan më parë Kaliforninë pas një turneu që mbajtën në Kanada në vitin 2011.
/abcnews.al