“Princi, provokuesi i dhunës”, gazetari: Drejtësia duhet të veprojë, kur vajza të shoh pamjet do të tmerrohet

schedule16:22 - 7 Mars, 2024

schedule 16:22 - 7 Mars, 2024

Konflikti në Pallatin Mbretëror mes Princ Leka Zogut dhe Elia Zaharisë është kryefjala e mediave aktualisht. Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, gazetari Shpat Krasniqi deklaroi se kjo situatë është pritur me shqetësim dhe në Kosovë, pasi në qendër është një grua dhe dhuna e ushtruar ndaj saj.

Sipas Krasniqit, pamjet e tilla nuk duhet të ishin transmetuar, pasi ajo që dëmtohet është vajza e çiftit 3-vjeçare. Sakaq, Krasniqi e ka konsideruar Princin Leka si provokuesin e dhunës dhe drejtësia duhet të veprojë.

“Gazetarët dhe të gjithë ne e kemi pritur mjaft me shqetësim këtë ngjarje për familjen e nderuar, veçanërisht sepse është Dita e Nesërme nesër më 8 Mars. Duhet të marr fund dhuna ndaj grave në Shqipëri dhe Kosovë, e cila është përhapur shumë. Duke marrë shembull rastin e Liridona Ademajt së fundmi. Edhe tani ndodhi edhe kjo, që na shqetësoi vërtetë. Për mendimin tim, me aq sa kam lexuar ky nuk është rasti i parë, që ai ka bërë këtë ndaj bashkëshortes. Natyrisht, ai duhet të vetëmbrohet, por unë nuk i besoj princit të nderuar, pasi ajo ka deklaruar se ai e tradhtuar më shumë se tre herë gjatë martesë së tyre.

Me që aq sa dëgjova nga deklarata e tij në rrjetet sociale, ai kishte thënë që nuk do doja vajza ime të shikonte pamje të tilla. Nëse nuk doje që vajza jote të shikonte pamje të tilla, pse ti shkon në shtëpinë e ish-të dashurës. Pse nuk e thërrët ish të dashurën apo një asistente të ish gruas, eja në këtë vend, në park, ta shoh aty vajzën. Pse ti shkon dhe e provokon situatën? Për mendimin tim ky është një provokim nga prindi, pasi nëse dëshiron ta takosh, merre vajzën dhe takoje, jo të përfitosh nga situata të tilla, sidomos kur vajza është 3-vjeçare dhe ajo kur t’i shoh këto pamje të tilla do të tmerrohet. Në Kosovë, është hapur një diskutim shumë i madh. E vërteta është kjo që Princi Leka e ka provokuar situatën dhe drejtësia duhet të veprojë, por jo në mënyrë selektive. Pamje të tilla nuk i kontribuojnë shoqërisë sonë”, tha gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!