Princi i Kurorës së Arabisë Saudite vaksinohet kundër koronavirusit

schedule15:13 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 15:13 - 26 Dhjetor, 2020

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman është vaksinuar  kundër koronavirusit, me vaksinën e  Pfizer / BioNTech.

Arabia Saudite mori dërgesën e parë të vaksinës në 16 dhjetor, me më shumë se 100,000 njerëz që ishin regjistruar për t’u vaksinuar, tha Ministri i Shëndetësisë Tawfiq Al Rabiah, javën e kaluar.

Agjencia e lajmeve, SPA publikoi një video të princit Salman duke  injektuar vaksinën në krahun e tij të majtë.

Arabia Saudite ka regjistruar 361,903 raste dhe 6,168 viktima. Ndërkohë numri i personave të shëruar është 352,815./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!