Princi Harry pritet të kthehet në atdheun e tij, pasi ka çështje ligjore të hapura për shkak të çështjes dhe ankesave kundër Mirror Group.
Harry do të japë dëshmi si pjesë e betejës së tij ligjore me gazetën, të cilën ai e akuzon për mbledhje të paligjshme informacioni.
Harry do të zbarkojë sot në Londër, por nuk do të takohet me Mbretin Karlin III. Monarku ndodhet në Rumani, ndaj nuk do të takohen të dy.
Princi Harry thuhet se ishte në Britaninë e Madhe për kurorëzimin e babait të tij, por qëndroi vetëm disa orë për shkak të ditëlindjes së djalit të tij Princ Archie. Siç duket, asnjëra palë nuk ka ndonjë marrëdhënie të veçantë, por thjesht ruajnë kontakte formale./abcnews.al