Gjyqtari Timothy Fancourt i Gjykatës së Lartë të Anglisë kritikoi sot avokatin e Princit Harry pasi ishte “i padisponueshëm” në ditën e parë të gjyqit të tij. Kjo pasi Harry duhej të merrte pjesë në ditëlindjen e dytë të vajzës së tij.
Princi do të japë dëshmi në Gjykatën e Lartë në Londër, por u largua nga Los Anxhelosi vetëm mbrëmë pasi festoi ditëlindjen e Lilybet në shtëpinë e tij në SHBA.
Timothy Fancourt, sipas Daily Mail, tha se ishte “i habitur” që Harry nuk ishte i disponueshëm për të dhënë sot dëshminë kundër botuesit Mirror për skandalin e përgjimeve.
Avokati i Harrit, David Sherborne, mbrojti klientin e tij duke thënë se ai është në një klasë tjetër dëshmitarësh për shkak të rregullave të sigurisë që duhet të përmbushë gjatë udhëtimeve të tij. Duka është një nga katër paditësit që padit grupin e gazetave, i cili mohon akuzat e tij për përgjimin.
Harry do të fillojë dëshminë e tij nesër në mëngjes. Sipas avokatit të tij: “Duka i Sussex-it do të marrë pjesë nesër për të dhënë dëshmi. Ai fluturoi pasditen e djeshme nga Los Angeles. Ishte dje në ditëlindjen e vajzës së tij dhe mjafton…”
Sipas BBC, ka rreziqe që Harry të dëshmojë në këtë gjyq kundër gazetave Mirror Group, pasi ai do të përballet me një pyetje publike dhe të ashpër.
Rebeli i Pallatit Buckingham ka të ngjarë të përballet me pyetje të detajuara për informacione shumë personale që ai pretendon se janë marrë me mjete të paligjshme, një pretendim të cilin grupi i gazetave e kundërshton.
Ai mund të përballet me pyetje rreth historive që përfshijnë marrëdhëniet e tij, nënën e tij Diana, situatën me Meghan në pallat dhe jetën e tij./abcnews.al