Princi Harry nuk flet me David Beckham dhe arsyeja qenka Meghan

schedule08:15 - 15 Janar, 2020

schedule 08:15 - 15 Janar, 2020

Këto ditë kanë qarkulluar lajme të ndryshme, ku në qendër kanë qenë Meghan Markle dhe princi Harry. Vendimi i tyre për të lënë pallatin mbretëror dhe detyrat e tyre si duka dhe dukesha e Sussex-t i ka çuditur të gjithë.

Mirëpo, Meghan paska një ndikim të madh tek princi aq sa e ka “detyruar” të marrë një vendim të tillë. Në fakt, ky nuk është i vetmi vendim që princi ka marrë për Meghan. Harry nuk flet me ish-futbollistin David Beckham për shkak të Meghan.

Madje, thuhet në tabloidët britanikë se dyshja kanë pasur një sherr të madh, sepse Harry e akuzonte David-n, se Victoria (bashkëshortja e tij), i përcillte thashetheme mediave për Meghan. Aq ka mjaftuar që shoqëria e tyre të shkatërrohej dhe për rrjedhojë, Harry nuk flet as me David, as me Victoria-n./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!