Duka i Sussex festoi ditëlindjen e tij në një restorant gjerman me miqtë e tij mesnatën e së enjtes, duke pirë birrë vendase dhe duke fryrë qirinj në një tortë ditëlindjeje me çokollatë të bardhë.
Princi Harry, i cili mbush 39 vjeç sot (15/9) u argëtua me gruan e tij, Meghan, dhe stafin e tyre në Fondacionin Archeëell në Dusseldorf, ku ata po ndjekin Lojërat Invictus.
Ekipi shkoi në fabrikën e birrës Schumacher, e njohur për Schumacher Alt, një birrë e njohur vendase e shërbyer në Lojërat. Ata ndanë pjata “të stilit familjar” si bratëurst (një lloj salçiçe gjermane) schnitzel, lakër të kuqe dhe pure patate për të përjetuar vaktin në stilin tradicional gjerman.
“Të gjithë ishin tepër miqësorë, veçanërisht kamarierët”, zbuluan burimet. Restoranti postoi një foto të Dukës dhe Dukeshës me stafin, duke përfshirë pronaren Thea Ungermann dhe kryekamerierin Frank Ëackers, në Instagram.
View this post on Instagram
Ky i fundit tha për DailyMail.com se Harry piu gjashtë birra të vogla, ndërsa Markle vetëm një. “Ishin shumë të lumtur. Ai është një burrë i mrekullueshëm dhe ata ishin shumë të mirë”, tha ai. Kryekamarieri madje shtoi se truproja e Harrit, Chris Sanchez, e paralajmëroi me shaka se do ta vriste nëse birra do të ishte e keqe.
Ndërsa, pronarja e lokalit tha: “Harry dhe Meghan u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë vaktit. U drodha kur hynë brenda. E kisha parë duke folur në skenë në Invictus Games dhe nuk mund ta besoja se ishte në restorantin tim. Princi Harry ishte kaq i bukur dhe më përqafoi.”
Ai tha se Duka e pagoi faturën dhe la një bakshish të madh. Ekipi i tyre përfshinte katër anëtarë të stafit nga Archewell, dy ‘guru’ britanikë të PR që punonin për Sussexes në Londër dhe ekipin e tyre të sigurisë
Pas darkës, ata u kthyen në hotelin e tyre për t’i kënduar dukës “gëzuar ditëlindjen” dhe për të fikur tortën e ditëlindjes pak para mesnatës. Ekipi zgjodhi të festonte mbrëmjen e së enjtes, sepse ata donin të ishin në Lojërat Invictus duke parë ceremonitë sportive dhe të medaljeve deri të premten vonë./abcnews.al