Me një kartolinë Krishtlindjesh që përfshin momente të bukura familjare, Princi Harry dhe Meghan Markle kanë uruar ndjekësit e tyre për festën.
Në kartolinën e tyre të zakonshme të publikuar të hënën (16/12), Duka dhe Dukesha e Sussex zgjodhën disa nga momentet e tyre më personale, duke përfshirë të dy fëmijët e tyre Archie dhe Lilybet.
Por ata zgjodhën edhe foto nga vizitat e tyre në institucione dhe misione humanitare.
“Ju urojmë gëzuar festat dhe një vit të mbarë”, thonë ata në mesazhin e tyre./abcnews.al