Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do t’i bashkohen mbretëreshës për Krishtlindje

schedule18:12 - 17 Nëntor, 2021

schedule 18:12 - 17 Nëntor, 2021

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë në plan të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për pushime pavarësisht faktit se do të jenë Krishtlindjet e para të Mbretëreshës Elizabeth II pa bashkëshortin e saj, Princin Phillip. Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it i është bërë një ftesë për t’ju bashkuar pjesës tjetër të familjes mbretërore në Sandringham për Krishtlindje, por ata nuk do të marrin pjesë.

Prince Harry, Meghan Markle's 'favorability' rating drops to record low: poll | Fox News

“Ka shumë gjëra që shkojnë me planifikimin e Krishtlindjeve familjare, kështu që sigurisht, stafi e di se Harry dhe Meghan nuk do të vijnë. Nëse do ta bënin, do ia kishin komunikuar familjes së tyre deri tani.”, tha një burim. Besohet se Harry dhe Meghan nuk duan të bëhen sërish fokus i mediave.

UK's Queen Elizabeth II back at castle following brief hospitalization | The Times of Israel

“Por këto janë Krishtlindjet e para të Madhërisë së Saj pa burrin e saj, kështu që dikush do të kishte shpresuar se ata do të ishin me të.”, shtoi burimi. Këtë vit, burimet besojnë se festa do të mbahet në Kështjellën Windsor, ku Mbretëresha po kalon pjesën më të madhe të kohës për shkak të problemeve shëndetësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!