Duka dhe Dukesha e Sussex kanë njoftuar se ata po tërhiqen nga mbretëria dhe po synojnë të bëhen të pavarur financiarisht.
Kush po financon për Harry dhe Meghan për momentin?
Çifti thotë se rreth 95% e të ardhurave të tyre vijnë nga Princi i Uellsit. Ai paguan për detyrat publike të Princit Harry dhe Meghan, dhe disa nga kostot e tyre private.
Në total, ky financim shkoi pak më shumë se 5 milion në vitin 2018-19.
Paratë vijnë nga të ardhurat e Princit Charles nga Dukati i Cornwall, një gamë e gjerë e pasurive dhe investimeve financiare, i cili shkoi në 21.6 milion paund vitin e kaluar.
Për më tepër, rreth 5% e të ardhurave të Sussexes vijnë nga Granti Sovran. Këto para paguhen nga qeveria tek familja mbretërore për të mbuluar shpenzimet për detyrat zyrtare dhe kujdesin për pallatin mbretëror.
Çfarë pasurie tjetër kanë ata?
Të dy duka dhe dukesha kanë pasuri të konsiderueshme personale. Princi William dhe Harry morën pjesën më të madhe të pasurisë 13 milion paund të lënë trashëgimi nga nëna e tyre Princesha Diana.
Princi Harry gjithashtu mendohet se ka miliona paund nga gjyshja e tij, thotë korrespondenti mbretëror i BBC-së, Nick Witchell.
Gjatë karrierës së saj të aktrimit, Dukesha e Sussex ka fituar rreth 50,000 $ (38.300 £) për episodë .
Le të kujtojmë se dukesha ka gjithashtu një linjë të saj të modës për një markë kanadeze.
Çfarë do të thotë të jesh ‘i pavarur financiarisht’?
Në faqen e tyre të internetit, Harry dhe Meghan thonë se nuk do të marrin më fonde përmes Grantit Sovran, “duke i bërë kështu të parët anëtarë të Familjes Mbretërore me pavarësi financiare”. Sidoqoftë, granti siguron vetëm 5% të të ardhurave të tyre dhe është e paqartë nëse ata do të heqin dorë nga burimet e tjera të financimit.
Synimi i çiftit për të udhëtuar me radhë nga Amerika e Veriut ka të ngjarë të shtojë kostot e tyre , por është e mundur që ata do të paguajnë vetë për këtë – megjithëse do të jetë një faturë shumë e madhe.
Çifti thonë se gjithmonë kanë financuar vetë udhëtimin e tyre private, dhe kjo do të vazhdojë të jetë e tillë .
A është e lejuar që ata të kenë pavarsi ekonomike?
Harry dhe Meghan nuk lejohen të kenë pavarsi ekonomike në asnjë mënyrë por dyshja thekson se ka edhe anëtarë të tjerë aktualë të Familjes Mbretërore që kanë punë me orar të plotë.
Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie, për shembull nuk kryejnë detyra publike zyrtare si anëtarë të Familjes Mbretërore.
Princesha Beatrice punon në financë, ndërsa Princesha Eugenie është drejtoreshë në një galeri arti.
Sidoqoftë, disa shpenzime janë paguar nga mbretëria siç është siguria e dasmës së Princeshës Eugenie në vitin 2018.
Saktësisht se si Harry dhe Meghan do të financojnë veten në të ardhmen, është ende për t’u diskutuar, sipas David McClure, autori i një libri mbi financat mbretërore.
“Unë mendoj se ata mund të fitojnë para nga shkrimi i librave. Një burim më i mundshëm është nga televizioni. Ka pasur fjalë për Harry dhe Meghan se kanë bërë një marrëveshje me Oprah Winfrey, kështu që kjo është një mënyrë e mundshme për të fituar para,” tha ai për BBC./abcnews.al