Princi George po thyen një traditë të familjes mbretërore që ka më shumë se njëqind vjet

schedule11:09 - 21 Korrik, 2023

schedule 11:09 - 21 Korrik, 2023

Kate Middleton dhe Princi William kanë thënë vazhdimisht se duan që fëmijët e tyre të rriten si moshatarët e tyre. Me vendimin e ri ata tregojnë sërish se duan që fëmijët e tyre të kenë një fëmijëri sa më normale .

Përkatësisht, djali i tyre i madh, Princi George, këtë të shtunë feston ditëlindjen e tij të dhjetë. Në familjen mbretërore britanike në ato vite ka edhe disa detyra zyrtare që duhet të kryejë çdo anëtar i familjes.

Për shembull, në moshën dhjetë vjeç, fëmijët e familjes mbretërore duhet të pranojnë detyrimet në shërbimin ushtarak dhe me kohë të kryejnë edhe shërbimin e tyre ushtarak. Shërbimi ushtarak për anëtarët e familjes ka qenë i detyrueshëm, por jo për George.

George, i cili është i dyti në radhën e fronit, do të lejohet të shmangë një traditë që ka vazhduar për më shumë se njëqind vjet. Babai, xhaxhai, gjyshi, stërgjyshja dhe stërgjyshi i tij kanë shërbyer në ushtri, por ai nuk ka pse ta vazhdojë atë varg, shkruan Daily Mail.

“Tradita e bashkimit të familjes mbretërore me forcat e armatosura, qoftë edhe për periudha të shkurtra, i jep një legjitimitet vendimtar monarkisë”, thotë historiani Dominic Sandbrook.

Ai shton se “në teori, asgjë nuk e ndalon George të ndjekë një karrierë si astronaut, për shembull, nëse kjo është ajo që ai dëshiron, dhe më pas të bëhet mbret“.

Rregullat janë të ndryshme tani dhe ai nuk duhet domosdoshmërisht të ndjekë formulën për të shkuar në ushtri,” thotë ai.

Kate dhe William janë të vendosur t’u japin fëmijëve të tyre Charlotte, George dhe Louis një fëmijëri sa më normale, e cila përfshin lirinë për të ndjekur interesat e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!