Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Princi Charles nuk do ta lejojë nipin Archie të jetë një princ

schedule14:56 - 21 Qershor, 2021

schedule 14:56 - 21 Qershor, 2021

Princi Charles e ka bërë të qartë se nipi i tij dy vjeçar – djali i Meghan Markle dhe Harry, Archie nuk do të jetë kurrë një princ. Charles, i cili është në radhë për të qenë mbreti i ardhshëm britanik, është i vendosur të kufizojë numrin e mbretërve kryesorë, sipas Daily Mail.

Çifti foli për mungesën e titullit të Archie gjatë intervistës së tyre me Oprah

Charles i ka vënë në dijeni mbretërorët për planin e tij pasi beson se publiku nuk dëshiron të paguajë një monarki në rritje. Thuhet se ai ka vënë në dijeni dukën dhe dukeshën e Sussex-it se do të ndryshojë dokumentet ligjore për t’u siguruar që Archie nuk do të marrë titullin mbretëror.



Charles i ka thënë Harry dhe Meghan se ai do të ndryshojë dokumentet kryesore ligjore për të ndaluar që djali i tyre të jetë Princ

“Harry dhe Meghan iu është thënë se Archie nuk do të jetë Princ, edhe kur Charles të bëhet mbret.”, tha një burim. Lëvizja e tij ka trazuar sërish ujërat mes Harry-t dhe Meghanit me Familjen Mbretërore. Një burim pranë Sussex-es më parë konfirmoi se çifti kishte pritur që Archie të quhej Princ kur Charles të merrte fronin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!