Princi Charles infektohet për herë të dytë me COVID-19

schedule14:28 - 10 Shkurt, 2022

schedule 14:28 - 10 Shkurt, 2022

Princi Charles ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Pallatit Mbretëror në rrjetet sociale.

“Këtë mëngjes, Princi rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe tani është izoluar. Ai është tejet i mërzitur që nuk mund të marrë pjesë në ngjarjet e sotme në Winchester dhe do ta ri planifikojë vizitën e tij sa më shpejt që të jetë e mundu”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë, që Princi rezulton pozitiv, pasi herën e parë u infektuar në në fillim të pandemisë, në vitin 2020./abcnews.al