Princi Charles ka folur për herë të parë për ardhjen në jetë të fëmijës së dytë të Princit Harry dhe të Meghan Markle, vajzës Lilibet.
Teksa bëri një fjalim në lidhje me zhvillimin e automjeteve me bateri, bëri gjatë një turne në fabrikën e BMË në Britani të Madhe të martën Princi i Uellsit adresoi edhe lindjen e mbesës së tij.
“Zhvillimi i teknologjisë si automjetet elektrike është jetik për ruajtjen e shëndetit për brezat e ardhshëm, diçka për të cilën jam shumë i vetëdijshëm sot, pasi kohët e fundit jam bërë gjysh për herë të pestë. Një lajm i tillë me të vërtetë kujton nevojën e vazhdimit të inovacionit në këtë fushë, veçanërisht rreth teknologjisë së qëndrueshme të baterisë që u kemi lënë trashëgim nipërve dhe mbesave tona”, tha babai i Harry.
Duka dhe Dukesha e Sussex kanë mirëpritur fëmijën e dytë të premten. I pari, Archie, është tani dy vjeç. Ndërsa foshnja është e teta me radhë në fronin britanik./abcnews.al