Princi Andrew “zgjidhi” skandalin seksual me 12 milionë £, mbretëresha do të paguajë shumën marramendëse

schedule14:47 - 16 Shkurt, 2022

schedule 14:47 - 16 Shkurt, 2022

Mbretëresha Elizabeth do të paguajë një pjesë të marrëveshjes financiare për padinë e abuzimit seksual kundër Princit Andrew. Sipas Daily Mail, nëna e Dukës së York-ut, do të ndihmojë në pagesën e marrëveshjes, për të cilën u ra dakord mes avokatëve të tij dhe Virginia Roberts të martën.

Kjo vjen vetëm pak javë pasi Duka kundërshtoi pretendimet për përdhunim. Roberts pretendon se ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me Dukën tre herë kur ishte 17 vjeç nën urdhrat e pedofilit Jeffrey Epstein.

Princi Andrew dhe Virginia Roberts qëndrojnë së bashku me Ghislaine Maxwell në sfond në Londër më 13 mars 2001

Por pavarësisht se u zotua të luftojë akuzat dhe protestoi vazhdimisht për pafajësinë e tij, princi pranoi të paguante një shumë të madhe për të zgjidhur çështjen. Shuma totale që Roberts pretendon se do të marrë është 12 milionë £.

Princi Andrew është fotografuar duke vozitur në Windsor më 6 nëntor të vitit të kaluar

Megjithatë, marrëveshja nuk përmbante një njohje zyrtare të përgjegjësisë nga Andrew apo një falje. Kushtet e marrëveshjes mbeten një sekret i rreptë. Skandali seksual i kushtoi shumë shtrenjtë princit Andrea. Atij iu desh të hiqte dorë dhe nga gradat dhe nderimet ushtarake.

Gjithashtu, iu hoq çdo e drejtë për të përfaqësuar familjen mbretërore si dhe ajo për t’u quajtur “Lartësia juaj”.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!