Princi Andrew ka hequr dorë nga të gjithë titujt, përfshirë atë të Dukës së Jorkut, për shkak të skandaleve që po dalin në dritë për lidhjen e tij me Jeffrey Epstein.
Në një deklaratë ai tha se në diskutim me Mbretin Karl II dhe familjen e tij, arritën në përfundimin se akuzat ndaj Andrew, shpërqendrojnë vëmendjen nga puna e monarkut dhe familjes mbretërore.
Anëtari më kontrovers i familjes mbretërore, Andrew tha se i qëndron vendimit të tij të 5 viteve më parë, për t’u larguar nga jeta publike, teksa vullnetarisht lë të gjithë titujt dhe heq dorë nga anëtarësimi në Urdhrin e Garterit.
Andrew nuk do i përdorë më titujt ose nderimet që i janë dhënë, por mohon me dorcë akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ai do të mbetet princ – por nuk do të jetë më Duka i Jorkut, një titull i dhënë nga nëna e tij.
Djali i Mbretëreshës së ndjerë Elizabedh II është përballur me një sërë skandalesh, duke përfshirë një çështje gjyqësore që ai e zgjidhi me Virginia Giuffre, një nga viktimat e Jeffrey Epstein, dyshime në lidhje me financat e tij dhe lidhjen e tij me një spiun të dyshuar kinez.
Në librin me kujtime që do të botohet pas vdekjes së Giuffre, ajo e akuzon princin britanik se ai e konsideronte si pronën e vetë dhe mund të bëntë çfarë të dontë me të.
Andrew është përballur vazhdimisht me akuza për lidhjet e tij me Epstein, ish financieri që varu veten në burg, në pritje të gjyqit për trafikim dhe abuzim seksual. Ende mbetet në pikëpyetje se kur në të vërtëtë, princi i kishte ndërperë kontaktet me Epstein.
Andrew tashmë kishte pushuar së qeni një “mbretëror aktiv”
Andrew kishte humbur tashmë titullin “madhëria e tij” dhe nuk shfaqej më në ngjarjet zyrtare mbretërore. Ish-gruaja e tij do të njihet si Sarah Ferguson dhe jo më Dukesha e Jorkut, por vajzat e tyre do të vazhdojnë të kenë titullin princeshë./abcnews.al

