Princeshë Diana mbetet model frymëzimi edhe pas vdekjes, printet e saj që janë rikthyer fuqishëm në trend

schedule13:54 - 1 Gusht, 2022

schedule 13:54 - 1 Gusht, 2022

Sado vite të kalojnë nga vdekja e princeshës Diana, ne do të vazhdojmë të frymëzohemi prej saj dhe të duam të ndjekim rregullat e modës që ajo ka ndjekur dhe ka bërë gjithmonë paraqitje kaq magjepsëse dhe të mrekullueshme. Princesha Diana kishte një dobësi për printet dhe sot do të shohim se cilat ishin të preferuarat e saj dhe cilat janë tendencat e këtij viti që duam të kopjojmë.

#1. Vija

Princesha Diana ka veshur vija në shumë paraqitje dhe ka arritur të bëjë përshtypje në secilën prej tyre. Vija të tilla të gjera mund të mos jenë trend këtë vit, por ato më të holla janë një trend që e duam dhe duam t’i përvetësojmë në muajt e verës.

#2. Me pika

Nëse do të mund të emërtonim vetëm një printim të preferuar të Princeshës Diana, atëherë ai do të ishte padyshim pikat! Ajo vetë bëri shumë paraqitje publike me pika në nuanca të ndryshme. Këtë vit printi me pika po rikthehet dhe po e veshim shumë gjatë gjithë verës.

#3. Me lule

Modelet me lule që duam të veshim këtë verë ishin gjithashtu një referencë e preferuar për Princeshën Diana. Në shumë prej paraqitjeve të saj ajo ndoqi këtë trend edhe pse princeshat e tjera ndiqnin një stil më delikat. Ajo guxoi dhe rezultati e shpërbleu.

#4. Me forma

Janë të panumërta fotot e Princeshës me kombinime të mrekullueshme të printuara që ajo ka zgjedhur edhe për paraqitjet e saj më formale.

#5. Houndstooth

Printimi i njohur për të gjithë ne, i qenushave ose i dhëmbëve të qenit, që e duam veçanërisht në muajt e dimrit, ishte gjithashtu i preferuari i princeshës Diana. Në foton e mëposhtme ajo vetë ka pozuar në një kombinim që i shkonte shumë./abcnews.al