Princesha Kate tërheq vëmendjen e të gjithëve me veshjen e fundit

schedule20:46 - 30 Shtator, 2022

schedule 20:46 - 30 Shtator, 2022

Princesha Kate i kënaqi fansat me një paraqitje surprizë në takimin e saj me Kompaninë Royal Navy të HMS Glasgow.

Gruaja e Princit William dukej shumë elegante me një kostum marine Alexander McQueen, të cilin e bashkoi me një “body” krem Holland Cooper dhe një palë taka kitten. Ajo e kompletoi look-un e saj me një rrip lëkure dhe një varëse minimale.

Princesha Kate i kishte flokët të  drejta, por nuk i mungonin kaçurrelat e mëdha karakteristike në majat, ndërsa për grimin zgjodhi sytë e lehtë “smoky” dhe një shkëlqim natyral në lëkurë.

40-vjeçarja ka krijuar një koleksion të madh kostumesh të qepura gjatë viteve, të cilat ajo nuk heziton t’i veshë përsëri kur e lejon rasti.

Së fundmi, princesha veshi një kostum të bardhë mahnitës Alexander McQueen në Lojërat e Commonwealth./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!