Princesha Charlotte mbush 7 vjeçe dhe Kate Middleton ndan dy foto të rralla të saj

schedule10:42 - 2 Maj, 2022

schedule 10:42 - 2 Maj, 2022

Princesha Charlotte ka sot ditëlindjen dhe Kate Middleton është kujdesur të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram dy momente të bukura të së bijës.

Vajza e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit mbush 7 vjeçe. Kështu nëna e saj, e cila e ka dëshmuar shumë herë talentin e saj në fotografi, ka postuar foto të reja me princeshën e vogël në llogarinë e saj zyrtare dhe të Princit William në Instagram.

Në një nga dy fotot që ka postuar, Charlotte është në një peizazh të gjelbër dhe i buzëqesh kamerës me anëtarin e ri të familjes mbretërore në krahë.

Ky është një qenush i zi, i cili sipas një shkrimi të DailyMail ka marrë emrin “Orla”. Vëllai i Dukeshës, James Middleton, i dha qenin familjes në verën e vitit 2020 dhe, sipas burimeve në DailyMail, rezultoi të ishte një ngushëllim i madh për ata që humbën qenin e tyre të parë, Lupo, në nëntor 2020.

Në fakt, emri i anëtarit të ri ka …rrënjë mbretërore. Më konkretisht, “Orla” ka origjinë kelte dhe do të thotë “Princeshë e Artë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!