Princesha anullon fejesën si pasojë e skandalit seksual të të atit

schedule09:42 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 09:42 - 9 Dhjetor, 2019

Princesha Beatrice anulloi festën e fejesës si pasojë e skandalit të të atit, Princ Andrew.

Siç mund ta dini tashmë,  hoqi dorë nga detyrat mbretërore pas intervistës shokuese në BBC ku rrëfeu shoqërinë me trafikantin njerëzor Jeffrey Epstein dhe hodhi poshtë akuzat se kishte abuzuar me minorene.

Sipas Daily Mail, Beatrice kishte planifikuar një festë fejese në një restorant në Londër, e cila supozohej të mbahej javën e ardhshme, “por iu desh ta shtynte sepse besonte se paparacit do të bllokonin rrugën duke kërkuar për Princ Andrew.”

Mesa duket, Beatrice dhe i fejuari i saj, Edo Mapelli Mozzi, dolën në përfundimin se një restorant do të ishte një vend shumë publik për të mbajtur një event të kësaj rëndësie në një moment të vështirë për familjen. Prandaj, çifti ndryshoi planet dhe shtyu datën e fejesës që Princ Andrew të ketë mundësi të jetë i pranishëm.

Dhe kjo është më e pakta.

Përflitet se Prince Charles “ka në plan të konsiderojë familje mbretërore vetëm trashëgimtarët e tij” kur të marrë fronin. Gjë që përjashton Andrew, Beatrice dhe Eugenie.

Por sigurisht, Princ Charles është ende një princ, kështu që s’i dihet ç’ndodh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!