Princ George mbush sot 10 vjeç

schedule11:46 - 22 Korrik, 2023

schedule 11:46 - 22 Korrik, 2023

Princi George ka ditëlindjen dhe tashmë e di se në të ardhmen do të pasojë të atin, Princin William, në fronin britanik. Ishte 22 korriku 2013 kur Buckingham Palace njoftoi zyrtarisht se Princi William dhe Dukesha e atëhershme e Kembrixhit, Kate Middleton, u bënë prindër për herë të parë.

Mbreti i ardhshëm i Anglisë lindi në korrik, dhe u shpall si Princ George i Uellsit, ndërsa emri i tij i plotë është George-Alexander-Louis. Sot Princi George mbush dhjetë vjeç dhe sigurisht që do të festojë ditëlindjen pranë familjes.

Sipas raporteve të huaja, prindërit e Princit dhe Princeshës së Uellsit po përpiqen t’i sigurojnë atij një jetë sa më normale dhe kjo është një nga arsyet që Princi George dhe dy vëllezërit e motrat e tij, Charlotte dhe Louis, kalojnë shumë kohë me familjen Middleton.

Nga ana tjetër, Princi George e di se në një moment në të ardhmen do të ulet në fronin britanik. Në fillim të këtij viti, konkretisht më 6 maj, ai pati një rol të rëndësishëm në kurorëzimin e gjyshit të tij, mbretit Charles.

/abcnews.al