Qendra kombetare e librit permes nje takim modest ne kafenenë “Komiteti”, kujton Arshi Pipen.
Studiuesi Primo Shllaku në një intervistë për Abc News thotë se mbetjet e diktaturës pengojnë ardhjen e Arshi Pipës tek lexuesi.
Për gjysmë shekulli Arshi Pipa, ishte i censuruar, por as ky 100 vjetor, sipas Primo Shllakut nuk e gjen të ardhur sa duhet dhe si duhet, studiuesi jep edhe arsyet.
“Këto personalitetet e kulturës shqiptare të shek XX u përkasin disa transpatlantikëve disa anijeve të mëdha që vonojnë të hyjnë në port për shkak të madhësisë. Nëse pranojmë se socializmi real bashkë me produktin e tij ka vdekur, sot e 30 vjet mediat në këtë lloj socializmi i ka tiparet e nekrofilizis, ndaj nuk komunikojmë mes vetes. Ato janë betone të ngrira”, është shprehur ai.
Nipi i shkrimtarit, Plator Kalakula, shpreh mirënjohje për nismëtarët e botimit të Pipës, por kërkon edhe reflektim, për të mos e gjykuar, pasion ai ishte anti totalitarist.
Mbetjet e diktaturës sipas Shllakut janë një tjetër faktor që Pipa nuk është i përfshirë në kurrikulat shkollore.
Korpusi letrar i Arshi Pipes është i pasur, por Shllaku vlerëson kritikën e tij si një binom të munguar sot ku ndërthuren intelektualitetit dhe ndershmëria e kritikës letrar.
100 vjetori i lindjes se Arshi Pipes u kujtua nga qendra kombëtare e librit, në shenje mirënjohje. /abcnews.al