‘Primaret, proces i njollosur’/ Luarasi: LaCivita nuk mund të bëj programin e PD. Duhet të bëhet publike kontrata e tij

schedule18:54 - 26 Mars, 2025

schedule 18:54 - 26 Mars, 2025

Kandidatja për deputete në radhët e Partisë Socialiste, Iris Luarasi u shpreh se LaCivita është një kal i fortë beteje, por nuk mund të zëvendësojë njerëzit në PD ose nuk mund të hartojë programin e partisë. Më tej, Luarasi u shpreh se procesi i Primareve është një proces i njollosur në PD dhe se është më e udhës mos t’i bësh fare sesa të ngarkosh njerëzit emocionalisht.

“Në ditët e sotme e kupton shumë mirë që lobimi dhe advokimi e bëjnë të fortë një fushatë elektorale.

Unë e kam parë CV e LaCivitës dhe është një kal i fortë beteje dhe duhet kombinuar edhe me resurset e PD. La Civita nuk mund të bëj programin e PD, nuk mund të zëvendesojë njerëzit atje. Asnjëherë nuk ka një listë perfekte, brenda listës së PD ka zëra të fuqishëm por mendoj se Primaret ishin ato që i vunë një njollë të madhe zhgënjimi procesit të njohjes. Kur vendos të bësh Primaret dhe vendos t’i japësh hakën të zotit, në momentin kur zgjedhjet e tyre nuk reflektohen në listë, nuk mendoj që është një proces që të sjell fitore sepse bën një fushatë të madhe dhe flet shumë për Primaret që janë një proces i rëndësishëm në një parti politike, dhe kur nuk kanë asnjë vlerë më mirë të mos i bësh fare sesa të ngarkosh emocionalisht njerëzit që janë pjesë aty. Është një proces i njollosur. “

Sa i takon kontratës mes PD dhe lobistit LaCivita, Luarasi u shpreh se kontrata duhet të bëhet publike, por ende nuk e dimë se sa për qind e saj do të jetë e vërtetë.

“Është në nderin e një partie që të bëj publike kontratën, madje është një nga kriteret e fillimit ë fushatës zyrtarisht kështu që PD do e paraqesi përpara KQZ sipas ligjit në fuqi. Ende nuk e dijmë se sa për qind e saj do jetë e vërtetë. Nuk e kuptoj pse PD nuk e bën publike që tani kur pas një jave do e bëj publike me doemos.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!