Deputeti i qarkut të Durrësit Ferdinant Xhaferaj tha se në Partinë Demokratike kontribuon për të fituar zgjedhjet dhe jo për hall personal. Sipas tij, nuk hyri në primare sepse nuk i pa primaret si hallkë që do energjizonin partinë.
“Unë e thashë shumë qartë se në partitë politike jemi për të fituar zgjedhjet, nuk jam për të marrë karrigen si deputet dhe thamë se na duhet një parti më e madhe se kryetari dhe ku e shoh që nuk fitohet dhe këtyre qytetarëve t’ju thoja hajde se do fitojmë, nuk mund t’i gënjeja.
Në PD kontribon për të fituar zgjedhjet. Nuk hyra në primare, mbas primareve u caktuan listat. Nuk pashë një projekt fitues dhe nuk i pashë primaret si një hallkë që do energjizonin partinë. Të bashkuar në diversitet që nga 2021 unë i kam dhënë dorën 30 sekonda Berishës në një darkë që shtroi Noka. Zero komunikim. “
/ abcnews.al