Primaret në PD, Boçi: Detyrim ndaj anëtarësisë, do të zgjedhim mes emrave më të mirë

schedule15:23 - 27 Shtator, 2022

schedule 15:23 - 27 Shtator, 2022

Nga Juxhin Mustafaraj

Luçiano Boçi është i bindur se procesi i primareve do t’i jap demokratëve kandidatët më të mirë për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Një ditë pasi kryesia e PD miratoi rregulloren për këtë proces, Boçi sqaron se primaret ishin një detyrim për anëtarësinë e PD të cilës iu premtua se në çdo proces do të vendos vota.

“Nuk janë shpikje të momentit dhe nuk mund të themi që është edhe formula magjike. Janë të kërkuara në shumë vite nga anëtarët e PD.”

Përfshirja e simpatizantëve të PD krahas anëtarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Boçin nuk duhet parë si problem, por si një hap drejtë hapjes së partisë.

“Është menduar që një filtër regjistrimi i tyre në seksion. Duke qenë në zona të vogla di edhe tendencat orientuese, por edhe pa penguar cdo njeri që dëshiron të shprehë vullnetin e tij për një kandidat të besueshëm.”

Boçi garanton se kryetarët e degëve do të trajtohen me dinjitet në këtë proces, duke mos i mohuar asnjërit prej tyre kontributet.

“Kanë marrë përsipër një detyrë në kushte të jashtëzakonshme. Kjo duhet konsideruar në formën e respektimit.”

Por kur do të ketë gati PD kandidatët e saj për zgjedhjet vendore?

“Duhet të fitojmë kohën e humbur dhe ta shpejtojmë më shumë procesin, por jo duke dëmtuar.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!