Primaret, Gjata nga Dibra: Pjesëmarrja shumë e lartë, ky është revolucion paqësor historik

schedule15:59 - 30 Janar, 2022

schedule 15:59 - 30 Janar, 2022

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka thirrur demokratët për të votuar përmes primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar bashkie në Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë.

Çlirim Gjata nga Dibra ka treguar si po shkon votimi dhe pritshmëritë që kanë. Ai u ka bërë thirrje demokratëve të votojnë duke e quajtur këtë një moment historik që ndodh për herë të parë.

Pjesëmarrja është shumë e lartë shkon drejt numrit 600 të votuesve të PD për në primaret e para që zhvillohen në Shqipëri. Është hera e parë në Shqipëri  që zhvillohen primare ku anëtarësia zgjedh përfaqësuesin e vetë se kush  do të kandidojë për drejtimin e bashkisë Dibër dhe 5 të tjerave. Kjo është ajo që ne quajmë revolucion paqësor. Ku anëtarësia vendos vetë, nuk ka më që të vijë nga lartë. Kandidati për të cilin do të votonin. Mund të kalohet pjesëmarrja e referendumit. Të mos harrojmë dhe emigracionin e madh, megjithatë kemi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme.

Janë propozuar nga baza. Për Dibrën kanë qenë 3 kandidatura dhe e ka bërë të bukur dhe ambicioze këtë garë se janë 3 persona në garë dhe njëri do të fitojë. Në fund ai që do humbë do urojë fituesin dhe do jenë bashkëpunëtorë. Të gjithë anëtarëve të PD, iu bëj thirrje që të vijnë të votojnë sepse është moment historik është për herë të parë, nesër do thonë po kam qenë edhe unë aty”, tha Gjata.

Votimi për 22 kandidatët në garë që më herët kaluan filtrin e Komisionit të Rithemelimit nisi në orën 8:00 të mëngjesit për t’u mbyllur në orën 17:00 të pasdites. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!