Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka pretenduar sot kontrollin e plotë të qytetit ukrainas Bakhmut.
Qyteti lindor i Ukrainës ka qenë në qendër të betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës.
Zoti Prigozhin e bëri pretendimin në një video teksa mbante veshje luftarake përpara një vargu luftëtarësh që mbanin flamuj rusë dhe pankarta të Wagner.
“Sot, në orën 12 të mesditës, Bakhmuti është marrë plotësisht”, tha ai.
Ai shtoi se forcat e tij do të tërhiqen nga Bakhmut nga 25 maji për pushim dhe ritrajnim.
“Ne morëm plotësisht të gjithë qytetin, shtëpi më shtëpi”, tha ai. /abcnews.al