Prifti gjen fajtorët për përmbytjet: Nuk erdhi nga Zoti, por babëzia, kjo është lemeri

schedule21:39 - 12 Shkurt, 2021

schedule 21:39 - 12 Shkurt, 2021

Përmbytjet në disa zona veri të vendit, mes të cilave Oboti janë në nivele alarmante. Famullitari i Velipojës Dom Marjan Gega në një postim në Facebook flet për babëzi, neglizhencë dhe përçmim. Për priftin, kjo situatë është një lemeri menaxhimi qeveritar.

“Permbytjet e ripërsëritura ne zonen e Nënshkodrës nuk janë më një rastësi. Shkaqet nuk mund të quhen më për shkaqe natyrore, por menaxheriale: babëzi…, neglizhencë, përçmim për mijëra familje e biznese.

E keqja nuk ndalet vetëm me kaq. Qindra tonelata mbetje plastike depozitohen në zonat e përmbytura dhe në bregdetin tonë. Kjo situatë është një lemëri menaxhimi qeveritar, por edhe papërgjegjshmëri qytetare” shkruan ai./ db/ Abcnews.al