Prifti arrestohet për dhunë në familje

schedule18:33 - 25 Qershor, 2022

schedule 18:33 - 25 Qershor, 2022

Një prift ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas medieve greke prifti ka tmerruara gruan e tij me sjelljen e tij agresive dhe të dhunshme.

Sipas informacioneve prifti e ka kthyer shtëpinë mbrapsht, duke hedhur çdo send në tokë, e për pasojë gruaja telefonoi linjën SOS.

Mësohet se në të kaluarën gruaja ka rënë viktimë e dhunës fizike, pasi në trupin e saj janë gjetur shenja që dyshohet se janë shenja dhune.

Dioqeza e Shenjtë e Dimitriados ku prifti punonte ka mbajtur qëndrim kundër dhunës në familje , ndërsa ka  këshilluar  gratë që të mos tolerojnë dhunën psikologjike, verbale, fizike./abcnews.al/