Prezantuesja e televizionit britanik Caroline Flack është vetëvrarë ndërsa pritej të përballej me hetime dhe një proces gjyqësor, e akuzuar për dhunim të partnerit të saj.
Prezantuesja e X Factor u gjet i vdekur në shtëpinë e saj në Stoke Newington, Londër, më 15 shkurt të këtij viti.
Një ditë para vdekjes së saj Flack zbuloi se ajo do të ndiqej penalisht dhe kishte frikë nga ndërhyrja në shtyp.
Mjekja Ligjore Mary Hassell zyrtarisht tha se vdekja e saj ishte një vetëvrasje.
Hassell tha se Flack, ishte vetëvrarë pas një gjendjeje të rënduar stresi dhe ankthi. Sipas mjekes ligjore gjendja e shëndetit mendor të prezantueses ishte rënduar. /abcnews.al