Festivali i komedive “Netflix Is A Joke” është zhvilluar disa ditë më parë në Los Angeles, ku pjesëmarrës ishin shumë artistë të njohur amerikanë. Mes tyre ishte dhe prezantuesja e famshme, Michelle Wolf.
Kjo e fundit ka kritikuar hapësirën që iu është dhënë gjinisë femërore në qeverisjen amerikane dhe për atë se si Kamala Harris është femra e parë zëvendëspresidente e ShBA-ve.
Madje, gjatë fjalimit të saj ka marrë shembull Kosovën, që për 13 vite si shtet i pavarur tashmë ka patur dy femra presidente.
“Amerika është ndoshta vendi i fundit që ka femra në qeverisje, ajo madje nuk është as udhëheqëse, ajo mund të jetë vetëm nëse Biden fle më gjatë, Kosova është e pavarur prej 13 vitesh dhe deri tani kanë patur dy femra presidente”, u shpreh ndër tjera Wolf.
Kujtojmë që femra e parë presidente në Kosovë u zgjodh Atifete Jahjaga e nga viti 2011 deri në 2016, ndërsa aktualisht në krye të vendit është Vjosa Osmani. /abcnews.al