Liga Profesioniste e Futbollit vazhdon bojkotin deri në momentin që qeveria do të plotësojë 4 kërkesat e saj. Presidenti i Ligës, Edvin Libohova deklaroi gjatë ditës së hënë që është marrë vendimi për heshtje shtypi, teksa nesër paradite do të mbahet një konferencë për shtypin.
“Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se ditën e nesërme (e shtunë) në orën 11:00 do të organizojë një konferencë për shtypin për të prezantuar propozimet ligjore për ligjin e sponsorizimit, si dhe kërkesa e tjera të Ligës drejtuar kryeministrit.
Në këtë konferencën do të marrë pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ftohet media të jetë e pranishme në sallën e konferencave të stadiumit ‘Air Albania’“, lexohet në komunikatën zyrtare të Ligës. /abcnews.al

