Juventus prezantoi këtë të enjte Carlos Alcaraz, mesfushorin e marrë në huazim nga Southampton për shumën e katër milionë paundëve, teksa bardhezinjtë kanë të drejtën e blerjes së kartonit të 21-vjeçarit për shumën e 40 milionë paundëve.
Para mediave, argjentinasi kërkoi të shmangte krahasimet me një ish si Arturo Vidal, ndërsa shtoi se në fushë përveç rolit të mesfushorit, mund të bëjë edhe nëntën false.
“Jam i lumtur që më kanë krahasuar me emra të mëdhenj që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Juventusit. Unë dua të bëj më të mirën që emri im të mbesë i lidhur me Juventusin. Luaj në mesfushë, por mund të bëj edhe rolin e nëntës false. Jam në dispozicion të trajnerit.
Krahasimi me Vidal? Siç e thashë, jam i lumtur që emri im lidhet me lojtarë të mëdhenj dhe që kanë lënë gjurmë te Juventusi. Por, unë dua të nxjerr në pah karakteristikat e mia, të paktën ky është objektivi im. Megjithatë, jam falenderues për krahasimin me Vidal”, u shpreh Alcaraz./ h.ll/abcnews.al