2025 nuk është vetëm një target për anëtarësimin, por një perspektivë realiste për të kompletuar procesin e zgjerimit për ato që po negociojnë dhe që do të nisin negociatat në të ardhmen. Kështu është shprehur përfaqësuesja e politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogerini, në prezantimin e Strategjisë së Bashkimit Evropian për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.
E kishte paralajmëruar që në fillim të vitit që 2018-a do të jetë vendimtar për Ballkanin.
Në prezantimin e Strategjisë së Bashkimit Evropian për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesja e politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogerini, përcolli mesazhin se e ardhmja për të gjitha këto vende ka një emërues të përbashkët, bashkimin.
Federika Mogerini: “Sot ky është mesazhi jonë që ne do të ndajmë një të ardhme të përbashkët brenda BE-së. Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi janë 100% me politikën e jashtme të BE-së dhe mund të vazhdojë që janë shembuj dhe jo probleme që duhet të evitojmë, por edhe shanse që duhet të eksplorojmë në maksimum vetëm nëse jemi bashkë”.
Duke iu referuar dhe liderëve në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, theksoi se procesi i integrimit do të realizohet në bazë të meritave dhe reformave të zbatuara prej tyre.
Federika Mogerini: “Shohim shumë reforma që vijojnë në rajon të karakterizuar nga një qëndrueshmëri e fortë që liderët e Ballkanit kanë bërë zgjedhje të veçantë, të çojnë vendin në BE”.
Për të kompletuar procesin e zgjerimit për ato që po negociojnë dhe që do të nisin negociatat në të ardhmen viti 2025 është një perspektivë realiste u shpreh shefja e politikës së Jashtme.
Federika Mogerini: “Pres që edhe vendet e tjera në muajt e ardhëshm të nisin negociatat. Sot nuk kemi adoptuar një strategji, por kemi hapur një rrugë që të na sjellë vendime të tjera. Raportet vjetore do të publikohen në Prill, do kemi samitin BE-Ballkan Perëndimor në Maj dhe një vendim të mundshëm të Këshillit në Qershor”.
Më i prerë shprehet Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, i cili kërkon plotësimin e kushteve nga vendet që aderojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian.
Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është vlerësuar nga të dy përfaqësuesit e politikës së jashtme në Bruksel. Ata kanë inkurajuar faktin se të dy presidentët kanë lançuar një fazë të re dialogu që kërkon normalizimin e raporteve.
Strategjia e zgjerimit është dokumenti i parë që e merr seriozisht politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian që nga samiti i Selanikur, 15 vite më parë./abcnews.al