Prezantohet Sadiku: Las Palmas ka marrë një luftëtar, në Bolivi pata vështirësi

schedule16:51 - 2 Gusht, 2021

schedule 16:51 - 2 Gusht, 2021

Armando Sadiku është prezantuar ditën e sotme si lojtar i UD Las Palmas, që garon në ligën e dytë spanjolle. Sulmuesi fillimisht tha: “Ndihem shumë mirë, jam i lumtur dhe mirënjohës që jam këtu. E di që Las Palmas është një klub i madh dhe me të vërtetë dua të bëj gjëra të mëdha”.

Më tej Sadiku shtoi: “Unë jam një qendërsulmues, i cili kërkon të jetë në kontakt me topin. Unë luftoj dhe jap gjithçka për ekipin. Unë jam një luftëtar. Në të gjitha vendet ku kam qenë jam përshtatur dhe besoj se nuk do të jetë problem kjo pjesë.

Kampionati është i gjatë dhe me shumë ndeshje. Ndeshja pas ndeshje do të shohim në lidhje me objektivat. Tashmë e kam takuar trajnerin dhe bisedova me të, edhe pse e njihja më mirë. Ai më mirëpriti dhe më tha ta marr gjithçka me qetësi, ditë pas dite e ndeshje pas ndeshje”.

“Moduli i lojës? Është trajneri ai që vendos nëse do të luajë me dy sulmues apo me një. Është diccka që ne do ta bëjmë në varësi të rivalit që do të kemi përballë. Unë jam i përgatitur të luaj me një dhe me sy sulmues”.

“Konkurrenca? Kam ardhur me përulësi këtu dhe me qëllimin për t’i bërë gjërat mirë. Kemi sulmues shumë të mirë në ekip dhe kjo është gjë e mirë për të gjithë. Jam këtu për të ndihmuar me karakterin dhe lojën time, kështu që nuk vendos një numër golash si objektiv. Shpresoj të shkojë gjithçka mirë për të gjithë ne.

“Në Bolivi ishte shumë e vështirë. Isha mirë gjatë fazës përgatitore, kurse më pas para një muaj e gjysmë shumë keq. Më duhet të qëndroja i qetë. Edhe çështja e lartësisë ishte shumë e vështirë për mua. Kështu që ishte koha për të ndryshuar dhe erdha këtu”, tha Sadiku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!