Prezantohet raporti për zgjerimin, Varhelyi: Të hapen negociatat! Shqipëria, rezultate të dukshme me reformat

schedule15:29 - 19 Tetor, 2021

schedule 15:29 - 19 Tetor, 2021

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në prezantimin e Progres Raporteve në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, ka deklaruar se vonesat në çeljen e negociatave kanë ndikim negativ. Sipas tij Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për BE-në.

Komisioneri ka theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme me reformat. Në fjalën e tij, Varhelyi ka thënë po ashtu se Shqipëria ka bërë progres, zgjedhjet në përgjithësi janë zhvilluar mirë.

“Vonesat në nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE -së. Çështjet dypalëshe në pritje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen si çështje prioritare. Është thelbësore që Shtetet Anëtare të BE-së të përfundojnë diskutimet mbi Kornizat Negociuese pa vonesa të mëtejshme dhe që konferencat e para ndërqeveritare me të dy vendet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të këtij viti,”  ka thënë ai ndër të tjera. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!