Prezantohet raporti për sigurinë e urave, 70 % e tyre në fazën e riskut

schedule19:34 - 15 Mars, 2019

schedule 19:34 - 15 Mars, 2019

Shumica e urave në Shqipëri nuk janë të sigurta. Rreth 70 për qind e tyre kanë hyrë në fazën e rriskut, pasi kanë kaluar moshën 50-70 vjet. Të dhënat kanë dalë nga raporti më i fundit për sigurinë e urave, prezantuar gjatë tryezës së organizuar nga ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku.

Gjatë aktivitetit u vu në dukje se deri tani mirëmbajtja e urave që ka qenë një mirëmbajtje rutinë që do të thotë pastrim, riparim i parmakëve, ndonjë mbushje nga erozioni që është krijuar në këmbët e urave, por asnjëherë ndërhyrje në elementët konstruktiv të urës.

Nga inspektimi i kryer në terren ka rezultuar se 30 ura janë me probleme të rënda, prej të cilave 21 në veri dhe 9 ura në Shqipërinë e mesme dhe në jug.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njofton nisjen e një procesi për menaxhimin e urave që janë pjesë e rrjetit rrugor. Ajo garantoi qytetarët se nuk ka nevojë për panik pasi autoritetet përgjegjëse e kanë situatën nën kontroll. Siapas raportit, në Shqipëri ka 652 ura, ndërsa 20 të tjera po përfundojnë së ndërtuari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!