Prezantohet me simbolin e shqiponjës, lojtari i “Ujqërve” bën lëmsh tifozët

schedule19:53 - 30 Janar, 2020

schedule 19:53 - 30 Janar, 2020

Wolves po zhvillon një tjetër sezon pozitiv në Premier League dhe renditet në vend të shtatë me 34 pikë, gjashtë më pak se vendi që të kualifikon në Champions League. “Ujqërit” kanë përforcuar repartin e sulmit ditën e sotme.

Klubi anglez arriti marrëveshjen me Olympiacos për shërbimet e Daniel Podence, për të cilit pagoi 16.6 milion sterlina. 24-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2025 me Wolves, teksa ka surprizuar mënyra e prezantimit.

Portugezi ka kryer gjestin e shqiponjës në fotot e para si lojtar i Wolves, duke tërhequr interesimin e tifozëve shqiptarë. Të shumtë janë ata që janë befasuar nga ky veprim. Në fillim u kujtua se ishte shqiptar, por më pas u mor vesh se sulmuesi i majtë ishte portugez. /abcnews.al